Njoftimin e dha Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë, e cila konfirmoi se parlamenti kroat po përgatit kuadrin e nevojshëm ligjor për këtë vendim.
“Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur propozime ligjore që rregullojnë trajnimin bazë ushtarak, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e shërbimit ushtarak,” – tha gazeta lokale Index.hr, duke cituar ministrinë.
Potenciali është midis 17,000 dhe 18,000 të rinjsh që “janë të gatshëm për trajnimin bazë ushtarak,” – u shpreh ministri i Mbrojtjes, Ivan Anušić.
Ky vendim vjen në kohë të trazuara dhe pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se vendet e aleancës duhet të përgatiten si në kushtet e një lufte.
Serbia, po ashtu, ka njoftuar se në vitin 2025 planifikon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.