Njoftimin e dha ministria e Jashtme e cila njoftoi se vendimin e ka paraqitur pranë ambasadës së Malit të Zi në Zagreb.
Kryeparlamentari malazez, Andrija Mandiç dhe zv.kryeministrri, Aleksa Beçiç u shpallën persona të padëshiruar në Kroaci me shpjegimin se kanë prishur raportet e fqinjësisë së mirë me retorikën e tyre të vazhdueshme kundër Kroacisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të Zi vendosi të shpërfillë thirrjet e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për të mos ndërmarrë lëvizje që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi. Në këtë kontekst, vihen në pah veprimet e zyrtarëve politikë të përmendur, të cilët nuk mund të konsiderohen dashamirës dhe fqinjësorë në raport me Republikën e Kroacisë dhe as nuk janë në përputhje me qëllimin e deklaruar për anëtarësim të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.” – thuhet në njoftim.