Toni Kros e cilëson Arda Gylerin si një talent të veçantë. Veterani gjerman shprehu lëvdata për mesfushorin turk duke theksuar se Reali i Madridit ka kryer një investim të madh për të ardhmen.

“Duhet thënë se ai ka një talent të madh për moshën e tij dhe ka një këmbë të majtë shumë, shumë të mirë. Ka një goditje të shkëlqyer me këmbën e majtë, është shumë i mirë teknikisht, veçanërisht në hapësira të vogla, mendoj se është një nënshkrim mjaft i mirë dhe inteligjent, sidomos për të ardhmen.” –  ka thënë Kroos në podcastin ‘Einfach mal luppen‘, të cilin e ndan me vëllain e tij Feliks.

Kros shtoi se Gyler, për dallim nga shumë lojtarë të tjerë në moshën e tij 18-vjeçare, vazhdimisht kërkon këshilla dhe pyet për gjëra të cilat nuk i di.

“Ai është një nga ato talente që pyesin: “Si e bën këtë?” Gyler kërkon këshilla dhe mësime. Ka shumë 18-vjeçarë që mendojnë se tashmë janë shumë të mirë dhe nuk kanë nevojë fare për këshilla. Por ai e ka mentalitetin e të mësuarit.”-  shtoi ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *