Mesfushori 34-vjeçar foli në podkastin e tij “Simply Luppen” duke parashikuar se lufta për titull në Bundesligë do të jetë mes Leverkusenit dhe Dortmundit.
Kros u shpreh se Bajerni do e ketë shumë të vështirë të rikthehet te tituli pasi nuk ka afruar lojtarë cilësorë në organikë. Sipas tij, bavarezët e Vinsent Kompani mund ta mbyllin sezonin në vendin e tretë.
Kros e sheh Borusian e Dortmundit si rivalin për t’u mundur në këtë sezon. Ai theksoi se skuadra e drejtuar nga Nuri Shahin ka kryer blerje cilësore dhe shumë të zgjuara në afatin kalimtar, sidomos afrimet nga Shtutgarti.
“Serhu Girasi është një sulmues shumë i mirë i cili është ende i lënduar, por kur të jetë sërish në formë ai do të shënojë shumë gola. Me Valdemar Anton ata kanë nënshkruar me një qendërmbrojtës të fortë dhe me cilësi”. – u shpreh Kros.