Erion Isai u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kreu i Bashkisë së Kolonjës mësohet se do të pyetet për disa tendera në institucionin që drejton.

Opozita e ka akuzuar në vijimësi Isain për shpërdorim detyre dhe klientelizëm në procedurat e tenderimit në Bashkinë e Kolonjës.