Kostandin Zervas, kreu i bashksisë së Selanikut ishte një nga pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar në Himarë ku u kërkua lirimi i Fredi Belerit nga qelia e burgut.
Zervas në fjalën e tij theksoi se Belerit po i shkelen të drejtat duke mos u lejuar të marrë funksonin ku është zgjedhur me votë, ndërkohë që ashpërsoi tonet me gjuhë nacionaliste teksa u shpreh se në këto troje zien dashuria për helenizmin.
“Qëndroj këtu para jush dhe ul kokën me respekt për guximin dhe luftën për të mos pranuar asgjë me pak se vetëm lirinë. Këtë betejë do e kemi së bashku për sa kohë dhe kudo që të jetë e nevojshme. Sjell zërin e Selanikut, që gjithmonë ishte qendër helenizmi në Ballkan dhe në Mesdhe, është atdheu i refugjatëve dhe një fanar i drejtësisë. Përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane.”- tha ai.