Kryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve të Gazetës Nacionale dhe publicistit Berat Buzhala, duke i cilësuar si shpifje të qëllimshme dhe keqinformim publik.

Ajeti ka theksuar se nuk ka asnjë lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se pretendimet e ngritura ndaj tij dhe subjektit politik janë të pavërteta. Ai ka sqaruar gjithashtu se nuk ekziston asnjë koalicion politik dhe ka nënvizuar se detyra e nënkryetarit për komunitete është një obligim ligjor i përcaktuar qartë nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale, për komunat ku komunitetet joshumicë përbëjnë mbi 10% të popullsisë.

Sipas Ajetit, Gazeta Nacionale dhe Berat Buzhala janë plotësisht të vetëdijshëm për këtë dispozitë ligjore, por megjithatë zgjedhin të dezinformojnë opinionin publik për të dëmtuar individët dhe për të nxitur narrativat politike të rreme.

Ai bëri thirrje që debati publik të bazohet në fakte dhe ligj, duke nënvizuar se shpifjet dhe manipulimet mediatike dëmtojnë besimin e qytetarëve dhe cilësinë e diskursit demokratik në vend.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *