Barcelona fitoi me përmbysje klasiken ndaj Realit të Madridit duke u shkëputur me 12 piikë në krye të renditjes, distancë e cila i afron katalanasit me titullin kampion.
Golat e Serxhi Roberto dhe Kesi në kohën shtesë përmbysën avantazhin e Realit pas autogolit të Arauho në një sfidë mjaft të luftuar nga të dy ekipet.
Kjo fitore i mundësoi teknikut Ksavi Hernandez të arrinte rekordin e Pep Guardiolës i cili fitonte tre klasike brenda një viti kalendarik në vitin 2011-të.
Tekniku katalanas, ndryshe nga lojtarët dhe stafi që festonin pas sfidës, u shfaq më i përmbajtur duke thënë se asgjë nuk ka përfunduar dhe skuadra duhet të ruajë përqendrimin në javët e mbetura pasi titulli ende nuk është fituar.
“Nuk ndihemi kampionë, por është një hap shumë i rëndësishëm për ne. Loja ka qenë perfekte. E merituam fitore. Barça ka qenë superiore dhe lojtarët e meritonin këtë sukses. Rezultati është i drejtë, jam i lumtur.
Jam i lumtur. Të gjithë vrapojnë, punojnë. Është diçka që na bën krenarë. Ne kemi regjistruar shumë pikë dhe kjo do të thotë se ekipi po punon mirë. Ne jemi shumë solidë në mbrojtje.”- tha Ksavi.