Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak po përballet me presionin e deputetëve të partisë së tij për frenimin e hyrjes masive të shqiptareve në këtë vend. Deputeti konservator, James Daly ishte edhe më i drejpërdrejtë kur i kërkoi kryeminstrit të marrë masa për kthimin mbrapsht të 10.000 shqiptarëve që kanë hyrë ilegalisht në mbretërinë e bashkuar, në të kundërt pasojat për partinë konservatore do të reflektohen me humbjen e zgjedhjeve të ardhshme. “Pasojat elektorale të mospërmbushjes së kësaj çështje janë të dukshme, humbja e mbështetjes në qendrat tradicionale konservatore dhe Muri i Kuq për shkak të kësaj krize të vazhdueshme do të na vinte në rrugën e duhur për të humbur zgjedhjet e ardhshme. Merrni masa të shpejta. “ – thekson deputeti konservator në një analizë të botuar në The Sun.

Ai u ndal dhe në shifrat që shteti i tij shpenzon për emigrantët ilegalë duke shtuar se shteti anglez po shpenzon shuma marramendëse në mënyrë të paarsyeshme. Ligjdhënësi beson se Ministra e Brëndshme britanike duhet të përshpejtojë periudhën e shqyrtimit të kërkesave për azil. “Kjo është çmenduri totale. Ne nuk mund të vazhdojmë të shpenzojmë 6.8 milionë paund në ditë në hotele, me 5.6 milionë paund nga ato që shpenzohen për ata që kanë mbërritur përmes kalimeve me gomone në Kanal. Mënyra se si përpunohen kërkesat për azil nga Ministria e Brendshme është për të ardhur keq dhe përsëri ne duhet të shohim një ndryshim të menjëhershëm.”- sqaroi Daly.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *