Kur dukej se fati i Dritan Goxhajt ishte përcaktuar për t’u nisur si i pandehur drejt Tribunalit të Hagës, Gjykata e Apelit vendosi të refuzojë ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe lirimin e tij.
Goxhaj u arrestua më 31 korrik me kërkesë të Gjykatës Speciale duke u akuzuar për publikimin e emrave të disa prej dëshmitarëve në procesin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Goxhaj nuk i pranoi akuzat dhe vendosi të apelojë vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila vendosi për ekstradimin e tij, vendim që u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit.