Nga Daut Dauti

Shumica e mediave evropiane e kanë transmetuar vizitën, sidomos mesazhin e Lord Cameronit në Kosovë. Natyrisht që më së shumti për këtë vizitë ende flitet në Serbi nga mediat dhe politikanët e këtij vendi, ku duket se Cameroni ka shkaktuar frikë. 

Në mediat kryesore britanike nuk ka asnjë lajm e asnjë koment. Kjo është për shkak se qëndrimi britanik ndaj Kosovës dhe deklaratat e Cameronit nuk janë lajme. Janë konfirmime të zakonshme e të vjetra të politikës britanike dhe opinionit pozitiv britanik që ekziston për mbrojten e Kosovës.   

Por, pse nuk ka komente në Kosovë për këtë vizitë? Pse ka lajme dhe komente gëzuese kur grenellcat e kërcënojnë Kosovën e jo kur Cameroni ia garanton Kosovës sovranitetin? Pse Kosovën e ka kapluar heshtja e komentueseve? A është për shkak se deklaratat mbrojtëse janë shqetësuese apo ndoshta për shkak se konsiderohet që Britania e Madhe nuk e ka qare pa e mbrojtë Kosovën dhe nuk ka pse të komentohen qëndrimet e Cameronit?

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *