Ismail Kadare u pyet nga “La Stampa” lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni për sjelljen e 36 mijë emigrantëve në vit në Shëngjin dhe Gjadër.
Shkrimtari i njohur theksoi se nuk i kupton zërat kundër kësaj marrëveshje e cila sipas tij është dëshmi e raporteve të dy shteteve tashmë të bashkuara.
Ai shtoi se popujt kanë lëvizur dhe do vijojnë të lëvizin e për rrjedhojë kjo marrëveshje duhet parë nga ky këndvështrim.
“Këto janë gjëra të vogla që ndodhin mes qeverive, nuk më interesojnë ato, protesta dhe lojëra pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar: janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi? Një marrëveshje?”- ka thënë Kadare.