Shtetet e Bashkuara fituan minimalisht ndaj Iranit me golin e vetëm të sfidës që u shënua nga Pulisiç. 24-vjeçari i Çelsit i jep kështu SHBA-ve kualifikimin në 16 më të mirat e renditur e dyta në grupin B me 5 pikë.
Vendi i parë në grup për Anglinë që fitoi pastër 3-0 ndaj Uellsit me dygolëshin e Rashford dhe rrjetën e Foden. Tre Luanët e mbyllên me 7 pikë në krye të grupit duke vazhduar rrugëtimin drejt synimit për fitimin e trofeut.