Ballkani arriti për të dytin vit të kualifikohet në fazën e grupeve të Konferencë Ligë pasi mundi Bate Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2.
Ky kualifikim, krahas prestigjit për klubin, ka sjellë dhe të ardhura të konsiderueshme për kampionët e Kosovës.
Klubi nga Suhareka ka arkëtuar gjithsej 4.9 milionë euro nga kualifikimi në fazën e grupeve të Konferencë Ligë.
Ballkani fitoi 750,000 euro në fazën e playoff-it, 550,000 euro në turin e tretë kualifikues, 350,000 euro në turin e dytë kualifikues të Konference Ligë, ndërsa përfitoi 300,000 euro nga turi i parë kualifikues në Ligën e Kampioneve ku u eliminua nga skuadra e Ludogoretsit.