Sipas medias “Nova.rs”, një nga bizneset e njohura gjermane që operon në Beograd i ka dërguar një mesazh presidentit serb ku i tërhiqet vërejtja se është afër me Rusinë dhe se ky qëndrim i tij mund të ndikojë në klimën e biznesit dhe qëndrimin e mëtejshëm të bizneseve gjermane në Serbi.
“Kujdes, je afër me Rusinë” – raportohet të jetë shkruar në mesazhin e dërguar për presidentin serb nga njëra prej kompanive gjermane e cila nuk bëhet publike.
Raportet e Beogradit me Berlinin duket se kanë ndryshuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Aleksandër Vuçiç ka qenë gjithmonë i matur në gjuhën e përdorur ndaj Gjermanisë, por agresioni ndaj Ukrainës ka diktuar një dinamikë të re raportesh.
Berlini zyrtar duket i interesuar për zgjidhje përfundimtare të çështjes së Kosovës dhe kjo përbën një tjetër arsye pse marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë ato të mëparshmet.