“Marca” raporton se Majorka është e interesuar të firmosë me Marash Kumbullën dhe klubi spanjoll është në bisedime me Romën.
Skuadra e trajnerit Arasate kërkon të plotësojë boshllëkun e dy largimeve në mbrojtje, ndërsa Kumbulla pëlqehet nga drejtuesit falë edhe cilësive të treguara sezonin e fundit si pjesë e Espanjolit, ku ishte i huazuar.
Te Majorka, qendërmbrojtësi i kombëtares do të ishte shqiptari i dytë në ekip, krahas Vedat Muriqit, tashmë titullar dhe protagonist prej disa sezonesh në klubin ishullor.
Mbetet të shihet formula e marrëveshjes: nëse Majorka do të paguajë kartonin e Kumbullës apo ai do të huazohet sërish.