Një lajm i mirë për kombëtaren dhe teknikun Silvinjo. Marash Kumbulla është rikthyer në qendrën stërvitore të Romës pas tre muajsh mungesë si pasojë e një dëmtimi të pësuar në prill në sfidën ndaj Milanit.

Qendërmbrojtësi ka nisur stërvitjet e para me klubin kryeqytetas çka do të thotë se mund të jetë në dispozicion të kombëtares për dy sfidat kualifikuese në shtator ndaj Çekisë në transfertë dhe ndaj Polonisë në shtëpi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *