Viti 2022 shënjoi tërheqjen nga sporti të dy sportistëve ndoshta më të mëdhenj në fushën e tenisit. Serena Uilliams dhe Roxher Federer lajmëruan largimin nga sporti pak ditë nga njëri-tjetri.


Serena Williams, tenistja grua me më së shumti trofe Grand Slam mbylli karrierën pikërisht në shtëpi, në Us Open-in e këtij viti. Dukej se e gjithë Amerika kishte zbritur për të ndjekur turneun e fundit të sportistes që theu çdo rekord. Serena Uilliams nuk arriti te mbyllte karrierën me një trofe në shtëpi. Ajo u eliminua në raundin e tretë nga australiania Ajla Tomljanovic. Në fjalimin e saj të lamtumirës Serena nuk harroi t’i kushtonte dhe disa fjalë bashkëshoqerueses dhe njërës prej konkurenteve të saj më të forta, motrës së saj Venus Williams.

Largimi i  Roxher Federer-it nga sporti erdhi si befasi për një pjesë të madhe të ndjekësve të zellshem të tenisit. Federer kishte kohë që përgatitej për një rikthim pas një dëmtimi në gju, që e kishte lënë për më shumë se një vit larg fushës.
Do jetë pikërisht Laver Cup i këtij viti që do shenjojë dhe mbylljen e karrierës për ndoshta tenisitin më të mirë të të gjitha kohërave.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *