Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç se shkeli menjëherë pas takimit në Bruksel planin franko-gjerman kur deklaroi gjatë një interviste televizive se do të bënte gjithçka për të penguar anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Mbrëmë, presidenti i Serbisë u zotua se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Kjo do përbënte shkelje të qartë të nenit 4 të propozimit të Bashkimit Evropian. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia duket se ka zgjedhur të mos e bëjë këtë.”- shkroi Kurti në Tuiter.