Kryeministri i Kosovës me anë të një postimi në Fejsbuk thekson se ekipet e punës kanë arritur të ndreqin një pjesë të mirë të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit.
Albin Kurti shkruan se puna po vijon në terren ndërsa rithekson se sulmi është një akt terrorist i nxitur nga Beogradi me synim nxitjen e trazirave në Kosovë.
“Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona.: -shkruan ndër të tjera Kurti.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e dënuan sulmin në veri të Kosovës duke kërkuar hetime dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.