Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për situatën në veri kanë të bëjnë me “milici fashiste”, duke përmendur para deputetëve dhjetëra emra të cilët sipas Kurtit qëndrojnë mbrapa sulmeve e protestave në veri.

“Rolin kryesor për organizimin e protestuesve në terren janë duke e kryer anëtaret e formacionit ilegal të së ashtuquajturës mbrojte civile dhe ish-pjesëtar të Policisë së Kosovës. Këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre neve na kanë shërbyer që të bëjmë identifikime të vlefshme”- tha Kurti në Kuvend. “Millorad Jevtiq është njëri nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal, shtëpia e tij në Zveçan është shndërruar në bazë qëndrimi të drejtuesve të kësaj strukture ilegale, gjithashtu ka prezencë të madhe për përfaqësuesve të Listës Serbe në atë shtëpi, ata janë duke punuar në mobilizimin e strukturave”- shtoi ai.

Tutje Kryeministri Kurti përmendi edhe Miqko Jevtiq, i cili sipas tij është, pjesëtar i formacionit ilegal, i të ashtuquajturës mbrojtje civile në Zveçan bashkë më të Rajko Jevtiq, ish këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish-drejtor në Komunën e Zveçanit (babai i Miqko Jevtiq). Kurti përmendi edhe Danillo Josifoviq për të cilin tha se është i njohur me nofkën ‘Përki’ gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal. “Liljena Akstentijeviq zëvendësuese e kryetarit të ashtuquajtur organ i përkohshëm në Zveçan ka urdhëruar të gjithë punëtorët ilegal të Komunës së Zveçanit që në 6:30 të dalin para komunës”- tha Kurti. “Personat që po i shohim të maskuar në video dhe fotografi janë të udhëhequr nga ish-kapiteni i Policisë së Kosovës Aleksandar Filipoviq që shtirej se është integruar në shtetin tonë, ky është personi kryesor që po i drejton ata.”- shtoi ai.

Kurti ka përmendur edhe emrat e personave të maskuar në protestën në Zveçan.

“Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe ‘Servena Brigada’, Millan Zivkoviq pjesëtar i të njëjtës organizatë, Danillo Krivokapiq, Jovica Llazoviq, Nikolla Radomiroviq, vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedelkoviq”- tha ai.

“Kjo organizatë kriminale në rrjete sociale ka postuar lajm që pjesëtarët e grupit mercenar rus ‘Wagner’ kanë arritur në Kosovë. Po ashtu i njohur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është edhe Damjan Knezheviq i cili e drejton organizatën djathtiste ‘Patrullat e Popullit’ edhe ky ka paralajmëruar ardhjen e një grupi prej 50 personave në Kosovë”- shtoi ai.

Burimi: Kallxo.com

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *