Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e fundit, duke konfirmuar se koalicioni me “Guxo” dhe “Alternativa” do të vazhdojë qeverisjen e vendit.

Në një deklaratë për media, Kurti theksoi se procesi zgjedhor ishte i qetë dhe demokratik, duke falënderuar autoritetet për angazhimin e tyre.

“Gjithçka ka shkuar sipas procedurave. Falënderoj Policinë dhe organet e rendit që kontribuan për një proces të rregullt. Jemi subjekti i parë politik dhe kjo është një konfirmim i qartë për qeverisjen tonë të mirë dhe demokratike,” u shpreh Kurti.

Ai siguroi se mandati i tretë qeverisës do të vazhdojë me angazhime të mëtejshme për vendin.

“Koalicioni ynë do të formojë Qeverinë Kurti 3. Do të vazhdojmë punët që kemi nisur. Populli fitoi dhe fitoi Vetëvendosje,” deklaroi ai.

Kurti shtoi se Vetëvendosje mbetet forca kryesore politike në Kosovë, duke nënvizuar se rivalët e tij nuk mund të sfidojnë këtë pozitë.

“Të gjithë e kanë të qartë se ata që dolën të dytët dhe të tretët, edhe po të bashkohen, nuk e arrijnë forcën tonë,” përfundoi Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *