Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi nuk ka qenë asnjëherë politikisht dhe ekonomikisht më mirë se sot, duke theksuar arritjet e qeverisë në rritjen e ekonomisë, rishpërndarjen sociale, avancimin e ushtrisë dhe mbështetjen për bujqësinë.

Ai shtoi se kjo përparim nuk i pëlqen disa individëve, të cilët sipas tij, kanë përfituar gjatë periudhave kur gjendja e vendit ka qenë e vështirë. “Çdo gjendje e keqe, në cilindo vend dhe në çdo epokë historike, dikujt i ka konvenuar,” tha Kurti në një intervistë për Politiko.

Kryeministri në detyrë vuri në dukje se krahasuar me të kaluarën, Kosova sot është në nivelin më të mirë politik që nga çlirimi dhe ka perspektiva të qëndrueshme për zhvillim të mëtejshëm. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e unitetit qytetar dhe mbështetjes për institucionet që punojnë për interesin e përgjithshëm të vendit.

Kurti i bëri këto komente në një moment kur debati politik dhe shoqëror rreth zhvillimeve ekonomike dhe të sigurisë po intensifikohet, duke rikthyer vëmendjen tek nevojat për transparencë dhe llogaridhënie nga të gjitha nivelet e pushtetit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *