Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në KTV se ai e respekton ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Xhef Hovenier, por së pari ai duhet të përgjigjet para qytetarëve që e kanë votëbesuar si kryeministër të vendit.
Kurti theksoi se ai nuk është i emëruar nga ambasadori amerikan në postin e kryeministrit, por i zgjedhur nga sovrani në Kosovë.
“Këtij populli unë duhet t’i dal zot sepse për këtë më kanë sjell në karrige. Për Hovenier kam respekt të veçantë, bile shumë të veçantë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka votuar ambasadori. Nuk është emërim kryeministri.” – u shpreh Kurti.
Lidhur me tensionet në veri të vendit, Kurti ritheksoi se Policia e Kosovës nuk mund të tërhiqet pa u tërhequr bandat që dhunuan trupat e KFOR-it dhe gazetarët.