Kuvendi i Kosovës ofroi një seancë të tensionuar.
Opozita e akuzoi kryeministrin Albin Kurti se pranoi një marrëveshje të dëmshme për Kosovën në takimin e Ohrit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Kurti mohoi akuzat duke theksuar se nuk ka arritur dakordësi për autonomi territoriale në favor të serbëve të Kosovës dhe se nuk do e lejojë kurrë një gjë të tillë.
”Unë kurrë, e përsëris, kurrë nuk do të konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale, megjithëse marrëveshjet e mëparshme të Brukselit janë mbështetur shumë në territorialitetin si një element qendror. Tash duhet të kalojmë nga standardet e Daçiqit e Vuçiqit të vitit 2013 dhe 2015 në ato të Këshillit të Evropës e sistemit demokratik të BE-së të bazuar në qytetari.” – tha Kurti.