Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu sërish qëndrimin e tij kundër nismës së Ballkanit të Hapur, pjesë e së cilës janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kurti tha gjatë një interviste në Rubikon se kësaj nisme i mungojnë elementet bazike të një platforme serioze dhe si e tillë ajo nuk mund të mbështetet.

“Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as website nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, ka thënë ai. Nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk e ka financimin e Bashkimit Evropian dhe unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë.”-  tha Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *