Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se ka rënie të largimit të mjekëve nga Kosova dhe se po ulet numri i pacientëve që kërkojnë shërim jashtë vendit.

“Lajm i mirë është se ka një rënie të dukshme të largimeve të mjekëve dhe të kërkesave për trajtim jashtë vendit, çka dëshmon përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë dhe të shërbimeve për qytetarët e Republikës”, tha Kurti në një postim në Facebook, pas vizitës së tij bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, në Odën e Mjekëve.

Ai ka theksuar gjithashtu një zhvillim pozitiv: në gjashtë muajt e fundit, Oda e Mjekëve ka licencuar rreth 50 mjekë nga komuniteti joshumicë serb, një tregues i gatishmërisë për integrim në sistemin shëndetësor.

Kurti shtoi se sfidë mbetet pensionimi i rreth 1,600 mjekëve gjatë 10 viteve të ardhshme, nga 5,500 sa janë aktualisht të licencuar. Për këtë, ai theksoi nevojën për bashkëpunim me Odën e Mjekëve dhe planifikim të kujdesshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për zëvendësimin e mjekëve me profesionistë të rinj, në fusha dhe komuna ku ka më shumë nevojë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *