Pas takimit me Kryetarin e Bashkisë Hora e Arbëreshëve, Rosario Petta, Albin bëri të ditur sot se është themeluar Komisioni Profesional për përzgjedhjen e artistit që do të realizojë Memorialin e Familjes Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë komunë arbëreshe në Itali.

Memoriali, i cili do të jetë një donacion i qeverisë së Kosovës, synon të nderojë kontributin e familjes Jashari dhe sakrificën e UÇK-së, duke theksuar lidhjet historike dhe kulturore mes Kosovës dhe komunitetit arbëresh në Itali.

Komisioni Profesional do të jetë përgjegjës për vlerësimin e propozimeve artistike dhe përzgjedhjen e realizuesit më të përshtatshëm për këtë projekt me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky memorial pritet të shërbejë si një urë simbolike mes Kosovës dhe arbëreshëve, duke përçuar mesazhe të historisë, sakrificës dhe identitetit kombëtar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *