Kryeministri i Kosovës tha gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se presidenti serb gjatë fjalës së tij qëllimisht i anashkaloi emrat e 3 terroristëve të vrarë në Bajnskë në 24 shtatorin e vitit të kaluar.
Sipas Kurtit, Vuçiçi ishte vetë financuesi dhe mbështetësi kryesor i terroristëve.
“E vërejtët që sot Vuçiçi përmendi serbët e lënduar në disa incidente por nuk e përmendi fare vrasjen e tre serbëve? Pse nuk i përmendi?
Sepse ai e di që ata kanë qenë terroristë të financuar dhe të mbështetur nga vetë ai.” – tha Kurti.
Kurti shtoi në fjalën e tij se vendimi për ndalimin e dinarit serb është e drejtë sovrane e Kosovës dhe se ky vendim nuk cënon aspak të drejtat e serbëve në Kosovë.