Kryeministri i Kosovës vizitoi Bosnje-Hercegovinën duke ngjallur reagimin e përfaqësuesve politik të Republikës Srpska. 

Albin Kurti u prit nga autoritetet më të larta boshnjake ndërsa në një fjalim të mbajtur në bashkinë e Sarajevës u shpreh se Kosova dhe Bosnja duhet të afrohen si shtete pasi Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet hegjemoniste në Ballkan 

“Të dashur miq, besoj se jeni dakord që në vend që të zemëroheni, regjimi në Beograd duhet të turpërohet. Nuk mund të mos ju kujtoj librin e Holbrookut me atë që e kishte cituar edhe Derek Chollet: ‘Nga distanca e kohës, ka shumë gjëra që mund t’i kishim bërë më mirë gjatë dhe pas Marrëveshjes së Dejtonit. Më vjen keq që pranova futjen e entitetit Republika Srpska. Izetbegoviç kishte të drejtë kur ka thënë se ishte emër nazist.“- ka deklaruar Kurti duke rikujtuar se Serbia vijon që nga fundi i luftës në Bosnje të punojë për ndarjen e këtij shteti, njësoj siç punon për ndarjen e Kosovës

Milorad Dodik, drejtuesi politik i serbëve të Bosjnes nuk e mirëpriti vizitën e Kurtit në Sarajevë duke theksuar se po synohet krijimi i poleve me zxhendë anti-serbe.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *