Kryeministri i Kosovës tha nga “Konferenca për Mbrojtjen” që mbahet në Londër se rreziku i një lufte në Ballkan nuk duhet injoruar. 

Sipas Albin Kurtit, Serbia po i forcon gjithnjë e më shumë lidhjet e saj me Rusinë dhe Kinën dhe se planet e saj hegjemoniste në rajon mbeten sërish prioritet për Beogradin. 

“Tre nga katër brigadat e kombinuara të ushtrisë së Serbisë, përfshirë 48 baza operuese përreth kufirit me Kosovën, duke mos përfshirë edhe njësi të tjera të specializuara, janë të stacionuara në jug të territorit, afër kufirit me Kosovën. Kërcënimi nuk është thjesht teorik. Rreziku i një lufte të re është i vërtetë.”-  tha Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *