Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot i pyetur nga mediat se ai vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim kundër formimit të Asosacionit të komunave serbe në vend. “Unë përgjigjem që 9 vjet në lidhje me Asociacionin, që nga viti 2013. Unë nuk kam përgjigje të reja për pyetje të vjetra.”- tha Kurti.

Ky qëndrim i ripërsëritur duket se vjen si përgjigje ndaj partnerëve ndërkombêtarë të cilët kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës angazhim dhe veprime konkrete për krijimin e këtij Asosacioni. Kurti akuzoi Serbinë për orkestrimin e largimit të serbëve nga institucionet me qëllim destabilizimin e vendit. Ai shtoi se Beogradi ka refuzuar dhe projektin franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, deklaroi se ka informacione se në veri të Kosovës po veprojnë elementë tê dirigjuar nga Rusia.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *