Ora 10:00 ishte afati kur kryeministri i Kosovës duhej të paraqitej në Prokurorinë Speciale sipas kërkesës së Gjykatës Themelore.
Albin Kurti nuk u paraqit në këtë orar, ndërsa zyra e shtypit pranë Kryeministrisë njoftoi se kreu i ekzekutivit, në këtë orë, do të jetë i pranishëm në nisjen e punimeve për një çerdhe në Gjilan.

Ky është refuzimi i dytë i Albin Kurtit ndaj thirrjes së Prokurorisë Speciale për të dëshmuar në dosjen hetimore për çështjen e abuzimeve të pretenduara në rezervat shtetërore.
Albin Kurti ka kërkuar nga prokurorët që të intervistohet në zyrën e tij, ndërsa ka shtuar se e njëjta prokurori nuk ka nisur asnjë procedim penal ndaj 250 kallëzimeve nga qeveria e tij për abuzime nga qeveritë paraardhëse.