Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtti, nga foltorja e parlamentit kërkoi nga opozita e Kosovës që qëndrimet e shprehura ndaj tij t’i thonë dhe në takimet me Gabriel Eskobarin, i dërguar i SHBA-ve për Ballkanin.
“Ju inkurajoj, qysh ashtu që jeni të vendosur se Kosova nuk duhet të pranojë marrëveshje pa njohjen reciproke në qendër. Aman ja thoni kështu me të njëjtin zell edhe Eskobarit, jo vetëm mua. Kur e takoni Eskobarit, paramendojeni se e keni përpara Kurtin dhe ja thoni këto fjalë. Shërbim më të madh Kosovës nuk mundeni me i bë.”- tha Kurti.