Kryeministri në detyrë i Kosovës tha gjatë ceremonisë së pranimit të 350 rekrutëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës se vendi tashmë ka një ushtri moderne dhe të mirëorganizuar.

Albin Kurti e cilësoi FSK-në si të pathyeshme, ndërsa rikujtoi se gjatë viteve të fundit janë kryer investime të mëdha në armatim.

“Në kohë kur bota përballet me kërcënime të ndryshme, Kosova nuk është më e vetmuar. Krah nesh janë aleatët dhe partnerët strategjikë. Ushtria jonë është e pathyeshme, sovraniteti i paprekshëm dhe integriteti territorial i pacenueshëm. Sot, ushtria jonë është më e fortë se kurrë. E furnizuar me arsenal të avancuar ushtarak dhe e trajnuar në përputhje me doktrinat e NATO-s, FSK po ndërton kapacitete të plota si një ushtri e denjë për sfidat e kohës dhe një partnere e besueshme për vendet aleate,” – tha Kurti.

Kontingjenti prej 350 rekrutësh është i dyti për vitin 2025 që përfshihet në radhët e FSK-së.

By Editor