Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste në Euronews Albania theksoi se reforma në drejtësi do të përcaktojë me ligj konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar për gjyqtarët dhe prokurorët.
Kurti nënvizoi se reforma në Kosovë do të bazohet në modalitetet e vetingut në Shqipëri, por duke shtuar dhe konfiksimin e pasurisë të vënë përmes korrupsionit.
“Unë nuk është se i di hollësitë, por e kam udhëzuar Ministren e Drejtësisë ta ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha mësimet nga procesi i vetingut në Shqipëri. Unë mendoj se ja ka vlejtur procesi i vetingut në Shqipëri mirëpo të gjitha defektet do të duhet të evidentoheshin. Në seancën e fundit të parlamentit të Kosovës ne porsa e kaluam në lexim të dytë projekt-ligjin për konfiskimin pasurive të pa justifikuat a pra nuk është problem vetëm pasuria e paligjshme por edhe e pajustifikueshme sepse nuk mund të kesh të ardhura të ulëta ndërkohë pasuri marramendëse. Padyshim konfiskim. Ne nuk synojmë të zëvendësojmë prokurorët apo gjykatësit sepse në Kosovë ka njerëz që kanë zhvatur me dekada nuk janë as prokurorë as gjykatës. Para se të vinim ne në qeveri ka qenë një parullë cinike për punonjësit shtetërorë thonin rroga e vogël fitim i madh kjo rroga e vogël e fitim i madh ka marrë fund.” – tha Kurti.