Kryeministri I Kosovës njoftoi sot se pensionet do të rriten me 20%. Kjo masë synon të përmirësojë kushte të jetesës për pensionistët dhe të ndihmojë ata në përballimin e kostove të jetesës. Rritja do të hyjë në fuqi në muajin e ardhshëm, duke sjellë një lehtësim të konsiderueshëm për ata që mbështeten në pension për të siguruar nevojat e përditshme.
Rritje do të ketë dhe për kategoritë e luftës dhe familjet e të zhdukurve.

Familjet me më shumë se një dëshmor përfitojnë rritje pensioni me 50%, po ashtu dhe ato familje me më shumë se një të zhdukur.
Albin Kurti theksoi se ky hap është pjesë e angazhimit të qeverisë për një sistem më të drejtë dhe mbështetës për të gjithë qytetarët.