Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për CNN tha se është në koordinim të vazhdueshëm me partnerët lidhur me situatën e tensionuar në veri të vendit.

Ai theksoi se nuk mund të dorëzojë Republikën e Kosovës te një milici fashiste duke iu referuar serbëve të ardhur nga Serbia të cilët ushtruan dhunë mbi trupat e KFOR-it dhe mbi gazetarët në Zveçan.

“Të gjithë faktorët ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill. Kur e njeh procesin dhe rezultatet, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në komuna. Kush tjetër duhet të jetë aty, nëse jo kryetarët. Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm, e partnerë. Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzoj Republikën demokratike te një milici fashiste.”- u shpreh Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *