Albin Kurti u deklarua kundër propozimit të Edi Ramës që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës deklaroi për mediat boshnjake se Kosova ka kapacitete të mbajë nën kontroll veriun e Kosovës, ndërsa KFOR-i mund të ketë rolin e mbështetësit.
Kurti shtoi se një ide e mirë bashkëpunimi do të ishte krijimi i patrullave të përbashkëta.
“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës. Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë, e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar.” – u shpreh Kurti.