Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh për “The Times” se Perëndimi po e toleron në mënyrë krejt të pakuptimtë Serbinë e cila vetëm sa i forcon raportet me Rusinë dhe shkel hapur marrëveshjet me Kosovën të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe SHBA-ja.
“Sa më shumë Serbia të rreshtohet me Rusinë, aq më shumë Perëndimi e trajton Serbinë me respekt dhe tolerancë më të lartë në krahasim me mënyrën se si e trajton Kosovën. Ne dëgjuam të gjitha kërkesat e Perëndimit, u përmbajtëm nga pretendimi për gjenocid kundër Serbisë, bëmë marrëveshje dhe lëshime të papërshtatshme…por Serbia mbetet një kandidate kryesore për në BE pavarësisht se ka thyer marrëveshjen e Ohrit. Ne e kemi parë Perëndimin, BE dhe SHBA po heshtin për këtë.”- nënvizoi Kurti