Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka premtuar një investim mbi 500 milionë euro në Brezovicë, me qëllim shndërrimin e kësaj zone në një qendër të rëndësishme të turizmit rajonal.

Kurti tha se Brezovica do të zhvillohet si destinacion kryesor i turizmit malor gjatë katër stinëve të vitit.

“Ky investim strategjik do të realizohet përmes një partneriteti publiko-privat, duke garantuar interesin publik dhe kontrollin mbi këtë pasuri kombëtare. Projekti përfshin zgjerimin e Qendrës së Skijimit me kapacitete trefish më të mëdha, transformimin e hoteleve ekzistuese sipas standardeve evropiane dhe ndërtimin e një fshati turistik modern, që do ta bëjë Brezovicën funksionale gjatë gjithë vitit,” shkroi Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *