Kryeministri i Kosovës tha gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së qeverisë se u ka propozuar në tre raste përfaqësuesve të BE-së një model për krijimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe, po propozimet e tij janë refuzuar.
Albin Kurti theksoi se BE-ja nuk e pranoi propozimin e tij për një Asosacion sipas modelit të Kroacisë.
Kurti shtoi se trysnimi i Kosovës për të ofruar një model Asosacioni si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës është absurd dhe nuk do të pranohet.
Sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe çdo instrument jashtë kritereve të përcaktuara për aderim në këtë organizëm nuk do të merret në konsideratë.