Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi për herë të parë lidhur me draftin e propozuar nga Edi Rama për krijimin e asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kurti kërkoi nga Rama që në takimin e radhës të “Open Ballkan” t’i paraqesë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç një draft për asosacionin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Atëherë krejt çfarë unë propozoj është se Rama, këtë draft-statut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë Vuçiç në takimin e radhës  për Ballkanin e Hapur për shqiptarët në Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.” – tha Kurti para mediave.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *