Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi gjatë një fjalimi të mbajtur në qendër të Tetovës se rruga Prizren-Tetovë është e një rëndësie jetike për të dy shtetet, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, dhe sidomos për të dy qytetet shqiptare.
Kurti theksoi se kostoja e ndërtimit të kësaj rruge është 200 milionë euro, ndërkohë që projekti parashikon dhe ndërtimin e një tuneli 4 kilometra të gjatë.
Ai shtoi se ka pasur vonesa të panevojshme në përshpejtimn e nisjes së punës për këtë rrugë duke kërkuar nga pala maqedonase angazhim më të shtuar rreth këtij projekti.