Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti postoi një video të shkurtër gjatë një shtrëngimi duarsh me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.
Të dy ndodhen në Greqi me ftesë të kryeministrit grek, Kiriakos Micotaqis në një takim ku marrin pjesë 12 drejtues të shteteve të rajonit.
Po ashtu, Kurti pati një takim dhe homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç ku u diskutuan çështjet e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe ajo e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.