Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të pritet sot në takim nga kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Në takim pritet të diskutohet çështja e presidentit, ndërsa ora e saktë e mbledhjes nuk është bërë ende publike.
Ky takim vjen një ditë pas takimit të Kurtit me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza. Hamza ka deklaruar se nuk do të jenë pengesë për proceset shtetërore, por as nuk do të mbështesin kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar.
Ai ka shtuar gjithashtu në një postim në Facebook se shpreson që ata që kanë përgjegjësi kushtetuese për propozuar kandidatura, të veprojnë me mbështetje të gjerë.
Gazetaria profesionale mbetet interes publik, dhe mbështetja e qytetarëve ndihmon ruajtjen e pavarësisë dhe besueshmërisë së saj.

