Kryeministri i Kosovës njoftoi se është finalizuar projekti që synon luftimin e dhunës në familje, një fenomen mjaft shqetësues që ka prodhuar ngjarje të rënda viteve të fundit.

Albin Kurti theksoi se të dënuarit dhe të dyshuarit për dhunë në familje do të pajisen me byzylykë të cilët do të vendosen në këmbët dhe duart e të dënuarve.

Sipas Kurtit, kjo metodë do të favorizojë forcat e rendit për të ndërhyrë në kohë nëse personat e skeduar shkelin hapësirat me të dhunuarit të parashikuara me ligj. 

Miinitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cilësoi projektin në fjalë si më të rëndësishmin e dekadave të fundit për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të grave në Kosovë.

By Editor