Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti konfirmoi se tre kryetarët e komunave në veri të Kosovës do të kryejnë ceremonitë e betimit ditën e enjte.

Betimet e kryetarëve të rinj të komunave do të kryhen në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

Kurti e cilësoi të ligjshëm këtë proces duke kujtuar se kryetarët e rinj janë zgjedhur me votë, ndërkohë që ritheksoi se presionet nga Beogradi nuk mund të pengojnë kryerjen e këtij procesi.

“Dje u bënë një muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve në Komunën Veriore të Mitrovicës, atë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe të Leposaviqit. Nuk pati asnjë incident. Ishin të qeta dhe paqësore. Frikësimet, linçimet, trysnia dhe shantazhi nga Beogradi zyrtar, ndikoi drejtpërdrejt në daljen e ulët të qytetarëve tanë serbë në këto zgjedhje. Vota e munguar, ishte mungesë e vullnetit të lirë, jo shprehje e vullnetit politik. Fushata të tilla kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë, veçanërisht në katër komunat tona në veri të vendit, janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Por, veç pse diçka ndodh shpesh dhe vazhdimisht, nuk do të thotë që është normale dhe e pranueshme.” – u shpreh Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *