Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi në Tuiter se synimi i sulmit terrorist të së dielës së kaluar ishte aneksimi i veriut të Kosovës me anë të një plani të mirëmenduar.

Sipas tij, terroristët që vranë efektivin e policisë, Afrim Bunjaku po planifikonin krijimin e një korridori për trupa dhe armë që prisnin të hynin nga Serbia, por gjithçka u dështoi falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës. 

Po ashtu, minsitri i Brendshëm, Xhelal Sveçla publikoi disa video ku tregoheshin forcat terroriste të drejtuara nga Milan Radojçiçi të cilat kryenin ushtrime ushtarake për disa ditë para kryerjes së sulmit në 24 shtator.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *