Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka hyrë në histori si lideri më i votuar ndonjëherë në zgjedhjet parlamentare në vend.

Sipas të dhënave zyrtare pas numërimit të 97.07 për qind të votave nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor, Kurti ka siguruar 341,805 vota, duke thyer rekordin që e kishte vendosur vetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në zgjedhjet e kaluara, ai kishte marrë 337,791 vota, rezultat që asokohe kishte tejkaluar rekordin e mëparshëm të presidentes Vjosa Osmani, e cila kishte fituar 300,756 vota.

Rezultati aktual pritet të rritet edhe më tej, pasi ende nuk janë përfshirë në numërim votat e diasporës, votat me kusht, si dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Ky rezultat e konfirmon Kurtin si figurën politike me mbështetjen më të madhe elektorale në historinë e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *